Gjergj Vyshka 16.01.2015 18:30
Erjon Tola dhe Suela Mëhilli do të jenë përfaqësuesi e Shqipërisë në Kampionatin Botëror të Skive, që do të zhvillohet në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga data 1, deri më 15 shkurt. Sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Skive, Shkëlqim Mema, këto dy skiatorë, të cilët kanë qenë përfaqësuesit e vendit tonë dhe në Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë vitin e kaluara, me mbështetjen e Federatës Botërore kanë qenë për dy javë në Kolorado.
“Ka qenë një stërvitje përshtatëse dhe gjendja e tyre është e mirë, – ka thënë Mema. – Por ajo që dua të them në këto momente është fakti se duhet të kemi më tepër mbështetje nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit për të mos mbetur gjithnjë në mbështetjen e ndërkombëtarëve. Sepse nuk mund të vazhdojmë përpara kështu.” Tashmë sipas programit, Tola do të konkurrojë më 12 dhe 14 shkurt në dy disiplinat e sllallomit, atë gjigant dhe special.
Kurse Mëhilli i ka garat më 13 dhe 15 shkurt. Ndërkohë për një kampionat kombëtar në vendin tonë, gjithnjë dhe sipas rrëfimit të Memës, pritet të bjerë përsëri, sidomos në Dardhë, në mënyrë që garat të jetë normale. “Jo vetëm kaq, por nëpërmjet borës ne jemi të kushtëzuar dhe për një kurs për trajnerët tanë me të dërguar nga Federata Botërore e Skive”, – ka theksuar ai. – Presim vetëm borën që të caktojmë kohën se kur duhet të vijnë specialistët e dërguar nga ndërkombëtarët.”
Vetë Mema do të jetë në Botërorin e Skive, së bashku me Tolën dhe Mëhillin dhe trajnerin e tyre, ndërsa me ta do të jetë dhe mjeku Arben Merepeza.