Peshëngritje / Ja çfarë rrezikojnë shtangistët, FSHP-ja dhe Shqipëria

Share Button

Peshengritje-Kazan2011-Godellingritje

AlbanianSport.com 16.01.2015 16:45

ASNN – Teksa është ende në pritje të përgjigjes së testit B të antidopingut për sportistin peqinas, Daniel Godelli, peshëngritja shqiptare përballet me dënime të rënda, fillimisht financiare, e më pas sportive. Nëse edhe Godelli do të rezultojë pozitiv edhe në testin B, sikundër ka ndodhur më parë edhe me Romela Begajn, dhe, së fundmi, me Hysen Pulakun, Shqipëria rrezikon fillimisht një gjobë të majme e më pas edhe pezullimin nga veprimtaritë ndërkombëtare.

Peshëngritja shqiptare përballet me ndëshkime të rënda nëse edhe Daniel Godelli rezultaton pozitiv në testin B të antidopingut, por më tepër se kaq, Shqipëria rrezikon të shkojë në Lojërat e ardhshme Olimpike me numrin më të vogël të sportistëve në këto dy dhjetëvjeçarët e fundit. Pas Romela Begajt, edhe testi B i Hysen Pulakut, që është bërë të martën në laboratorin e antidopingut në Këln të Gjermanisë, ka dalë pozitiv. Teksa është ende në pritje të përgjigjes së testit B të antidopingut për sportistin peqinas, Daniel Godelli, peshëngritja shqiptare përballet kështu me një të ardhme të zymtë.

Nëse edhe Godelli do të rezultojë pozitiv edhe në testin B, sikundër ka ndodhur më parë edhe me Romela Begajn, dhe, së fundmi, me Hysen Pulakun, Shqipëria rrezikon fillimisht një gjobë të majme e më pas edhe pezullimin nga veprimtaritë ndërkombëtare. Bëhet fjalë për një gjobë individuale prej 5,000 Eurosh për person, çka do të thotë 20,000 Euro për 4 sportistë, përfshi këtu edhe Arbër Çerçizin që doli pozitiv më herët në 2014-tën, por edhe për 100,000 Euro si Federatë.

Dhe derisa të shlyhen këto detyrime, Shqipëria do të pezullohet përkohësisht, por kjo do të nënkuptojë se mund të humbasë pjesëmarrjen si në Evropianin e këtij viti, që do të mbahet në Gjeorgji, ashtu edhe në Botërorin e fundvitit. Duke humbur këto dy veprimtari, Shqipërisë i ulen ndjeshëm gjasat për të kualifikuar disa sportistë në Lojërat e ardhshme Olimpike, ato të Rio Zhaneiros vitin e ardhshëm, pasi peshëngritja ka qenë sporti që ka kualifikuar më tepër sportistë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh