AlbanianSport.com 16.01.2015 13:50
ASNN – Listës së kandidatëve që pritet të sfidojnë favoritin dhe presidentin aktual, Sep Blater, për kreun e FIFA-s, i është shtuar një tjetër emër. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e njohur francez, David Zhinola, i cili pritet ta zyrtarizojë kandidurën e tij brenda afatit të fundit të 29 janarit.
Zhinola i bashkohet kështu bashkëatdhetarit të tij, Zherom Shampanjë dhe princit jordanez Ali Bin El-Husein në betejën kundër 79-vjeçarit zviceran që kërkon mandatin e 5-të në krye të FIFA-s.Nëse francezi që pritej nuk po e bën atë që e kërkonte bota e futbollit, këtë ka vendosur ta bëjë një tjetër bashkëatdhetar i tij.
Përkundër asaj që shpresohej, Mishel Platini vendosi të mos kandidojë kundër Sep Blaterit në zgjedhjet e fundmajit të këtij viti, por kjo nuk e ka ndalur një tjetër francez ta bëjë një gjë të tillë. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e njohur francez, David Zhinola, i cili pritet ta zyrtarizojë kandidurën e tij brenda afatit të fundit të 29 janarit.
Për ta siguruar një gjë të tillë, atij i duhet të depozitojë një shumë prej 250,000 stërlinash angleze (rreth 380,000 dollarë amerikanë), si dhe të marrë mbështetjen me shkrim të të paktën 5 federatave të futbollit. Megjithatë, një zëdhënëse e ish-lojtarit të talentuar, por shpesh tekanjoz, theksoi se Zhinola pret të marrë mbështetjen e UEFA-s në këtë betejë të tij.
48-vjeçari Zhinola i bashkohet kështu bashkëatdhetarit të tij, Zherom Shampanjë dhe princit jordanez Ali Bin El-Husein në betejën kundër 79-vjeçarit zviceran që kërkon mandatin e 5-të në krye të FIFA-s.