Gjergj Vyshka 16.01.2015 10:20
“Unë jam i kënaqur me fitoren e skuadrës, – ka deklaruar trajneri i skuadrës së basketbollit të Tiranës, Bujar Shehu. – Me të thënë të drejtën ne i kemi të rralla miqësore të tilla, të cilat në fakt rrisin nivelin e skuadrës.”
“Kemi bërë një ndeshje të mirë, por ajo që nuk i vlen skuadrës është ulja e ritmit të lojës dhe e përqendrimit në momente të caktuara, – ka vijuar ai. – Mos harroni që ata kishin 3 amerikanë dhe sidomos në qendër të mbrojtjes sonë jo pak herë kanë depërtuar dhe shënuar.”
“Gjithsesi ne jemi vetëm në fillimin e përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit dhe besoj se gjithçka do të shkojë mirë. Nuk mendoj se gjykimi ishte pengesë në humbjen e kosovarëve”, – ka përfunduar Shehu.