Gjergj Vyshka 16.01.2015 08:35
Kombëtarja e futbollit të sallës e Shqipërisë është e eliminuar, teksa dje është mundur dhe Franca, e cila është kryesuesja e grupit D. Në këto kushte për të mbajtur nderin lart të kuqezinjve shërben dhe ndeshja e fundit me San Marinon, sepse duke fituar me ta sigurohet vendi i tretë që është minimumi i kësaj kombëtareje, që gjithsesi nuk është se ka bërë më shumë se sa përfaqësimet e tjera në arenën ndërkombëtare.
“Gjelat” e Francës e kanë goditur shpejt portën tonë, thuajse që në sulmin e parë. Dhe kur ka ardhur dhe goli i Rabei, atëherë për katër minuta francezët kanë qenë në epërsi të dy golave. Duket sikur ka ndezur një drite shprese Brahimaj, por Rabei nuk fal dhe fundi i pjesës së parë shënon shifrat 3-1 për Francën.
Dhe po i njëjti futbollist ka shënuar dhe golin e katërt për francezët në fillimin e pjesës së dytë, kurse Selmanaj ka ngushtuar në 2-4. Në fund ai që ka vulosur suksesin e Francës është Belhaj, ndërsa na ka mundur 5-2, sikurse ka ndodhur dhe para katër vjetësh në Kupën e parë të Mesdheut në Tripoli.
Sot do të jetë pushim, kurse të shtunën tanët e mbyllin me San Marinon, e cila dje është mundur 0-7 nga San Marino.
Shqipëri – Francë 2-5
Shënues: Brahimaj 10’, Selmanaj 29’ /
Ajgun 2’, Rabei 4’, 11’, 21’, Belhaj 36’
Shqipëria: Nebiu, Bylyku, Gjoni, Brahimi, Halimi / Rrapi, Selmanaj, Bllumbi, Hoxha, Kaca, Mejzini, Mullai. Trajner: E. Resuli
Franca: Harun, Belhaj, Rabej, Ajgun, Ramirez / Muhamed, Kok, Kebe, Sholet, Dansoko, Tekseira, Otmani, Le Boete, Gasmi. Trajner: P. Zhaki
Gjyqtarë: F. Kaçia (Maltë), A. Nonikashvili (Gjeorgji)
Kartonë të verdhë: Hoxha / Tekseira