AlbanianSport.com 15.01.2015 20:15
ASNN – Kampioni absolut në Shqipëri në sportin e mundjes, Sahit Prizreni, merr drejtimin e skuadrës së Tiranës. Pas shumë viteve si sportist, tashmë 31-vjeçari do të jetë kreu i klubit kryeqytetas. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht për të përditshmen sportive shqiptare “Panorama Sport” nga vetë mundësi, një ish-bardheblu.
Prizreni do të pasojë në këtë premierë të rëndësishme të karrierës së tij në fushën e trajningut, ish-zëvendëspresidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes, Ndoc Çokaj. Kështu një mundësi e mirë për sportistët e një klubi elite dhe me histori në Shqipëri që si trajner do të kenë një ish-sportist me CV të pasur siç është Sahit Prizreni.
Në muajin shtator Prizreni do të bënte publike pajisjen me pasaportë australiane, çka i jep mundësinë të garojë nën siglën e vendit të “kangurëve” në veprimtaritë më të rëndë- sishme ndërkombëtare. Asokohe ai do të hidhte akuza në drejtim të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar për trajtimin e padrejtë të bërë, sipas tij, në gjithë këto vite, njëherësh i bëri përgjegjës për pamundësinë për ta përfaqësuar Shqipërinë.