AlbanianSport.com 15.01.2015 17:20
Donis Avdijaj ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme te Shturmi i Grazit në Austri. Talenti shqiptar luajti dje në miqësoren e skuadrës austriake ndaj modesteve të Kalsdorf, të fituar 4-0. Ai shënoi golin e 4-t në minutën e 86-të të takimit.
18-vjeçari u dha para dy ditësh në formë huazimi nga Shalke 04, me të drejtë rikthimi kur të kërkohet nga klubi gjerman i Bundesligës së parë gjermane. Kështu, talenti i shumëpërfolur kosovar, ka shënuar gol që në ndeshjen e tij të parë me skuadrën e re.
Avdijaj realizoi gol në fitoren 4-0 që skuadra e tij arriti në sfidën kundër Kalsdorf e cila ishte e karakterit miqësor. Donisi shënoi golin e katërt të skuadrës së tij në këtë sfidë, duke realizuar në minutën e 85-të.
Sikundër është bërë e ditur, Avdijaj është huazuar nga Shalke 04-tra te skuadra austriake gjer në verën e vitit 2016. Ai ka një klauzolë me gjermanët prej 50 milionë eurosh në rast transferimi.