Gjergj Vyshka 15.01.2015 09:45
Vllaznia në basketboll për meshkuj është treguar e pafuqishme ndaj malazezëve të Mornar Tivarit në ndeshjen e luajtur dje pasdite në fushë të huaj. Pa të huajt Saralija, Gavraniç dhe Pajoviç, shkodranët e kanë pasur më shumë se sa të mundur që të jenë të barabartë me malazezët.
E kanë nisur shpejt ndeshjen vendësit, të cilët në pjesën e parë kanë fituar me 13 pikë diferencë, 21-8. Përtej përpjekjeve të Vllaznisë për të ngushtuar, ndërsa në pjesën e dytë kanë luajtur si të barabartë, në fund janë malazezët që kanë fituar 16-15 dhe në pushim rezultati është 37-23.
Sërisht edhe pjesa e tretë është e ngushtë në epërsi për vendësit, por Mornari kryeson 54-36. Dhe ajo që i ka vënë vulën suksesit është pjesa e katërt e ndeshjes, e cila është fituar nga Mornar 25-12 dhe në fund 79-48 për vendësi duke shënuar kështu humbjen e gjashtë të Vllaznisë në Ligën Ballkanike dhe e treta me rezultat të thellë.
Javën e ardhshme Vllaznia do të jetë në fushë të huaj me Krajovën në Rumani.
Mornar Tivar – Vllaznia 79-48
(21-8, 16-15, 17-13, 25-12)
Mornar Tivar: Jeleniç (23), Mikoviç (12), Damjanoviç (6), Koraç (6), Vujosheviç (4)/Latkoviç (5), Milosheviç (8), Uillson (9), Koleman (4), Miloviç (2). Trajner: D. Paviçeviç
Vllaznia: Shabani, Bekteshi (8), Berdica (2), Huti (8), Arra (8) / Shaqiri, Taraboshi (8), Ndoja (6), Faslija (8), Rakaj. Trajner: B. Gjeçaj
Gjyqtarë: D. Kralj, I. Miliçeviç (Bosnje-Hercegovinë), Z. Mitrovski (Maqedoni)