AlbanianSport.com 15.01.2015 09:10
ASNN – Vangjo Zguro duket se ka qenë i pafat në provën e tij me Butrintin e Mustafa Hysit. Lojtari që deri më 20 dhjetor ka qenë pjesë e Pogradecit ka tentuar të bëhej pjesë e sarandjotëve.
Ndaj dhe që nga e hëna është vënë nën urdhrat e Hysit. Mirëpo dje, në stërvitjen e pasdites, në një ushtrim përgatitor ka thyer kockën e këmbës. Për rrjedhojë, me shumë mundësi, duket se nuk do të jetë më pjesë e Butrintit.
E për rrjedhojë i gjithë stafi teknik i Butrintit, së bashku me tifozët, nëpërmjet faqes në “Facebook” të KS Butrintit i ka uruar shërim të shpejtë dhe suksese në karrierën e tij të mëtejshme.