AlbanianSport.com 14.01.2015 15:15
ASNN – “Dragonjtë e Veriut”, grupi i ultrasve të Besëlidhjes, është në organizim e sipër të mbështetur skuadrën lezhjane për të arritur qëllimin e saj final, që është ngjitja në Superiore.
Siç bëjnë me dije nëpërmjet faqes së tyre në “Facebook”, tifozët janë duke u pajisur me flamuj, banesa dhe shumë pjesë të tjera, të cilat do të shoqërojnë dekorin e tyre si në ndeshjet në Lezhë, ashtu dhe në fushë.
Dhe gjithçka sipas tyre është arritur me mbështetjen e Bashkisë së Lezhës, atje ku kryetari Viktor Tusha, të paktën për pjesën e parë të sezonit, ka siguruar dhe autobuzë falas, të cilat do të jenë shoqëruese për ultrasit dhe në ndeshjet në fushë të huaj.
Dhe premtimi i tifozëve për mbështetjen e gjithanshme që ata po gjejnë është: “Ultras Besëlidhja është pranë ekipit dhe do ta mbështesë atë deri në fund pa u dorëzuar, ndërsa shumë shpejt do jemi aty ku e meritojmë, në Superiore”.
Madje ata kanë deklaruar se tashmë janë gati dhe për kryesfidën e 7 shkurtit, atë që do të luhet në Lezhë mes Besëlidhjes vendëse dhe Tërbunit.