AlbanianSport.com 14.01.2015 13:05
ASNN – Alfred Guza, i cili ka luajtur në fazën e parë të sezonit të Kategorisë së Dytë me Vorën, tashmë është kthyer në ekipin e tij të origjinës, Erzeni.
Bashkë me të, të paktën dhe sipas faqes në facebook KF Erzeni, kanë ardhur dhe dy portierë, të cilët kanë luajtur me Egnatian dhe Këlcyrën.
Pa harruar që ka dhe lojtarë të tjerë në provë, të cilët do të zyrtarizohen vetëm pas vendimi të trajnerit Vora. Dhe kështu Erzeni vazhdon përforcimet.