Gjergj Vyshka 14.01.2015 09:35
Ka nisur java e 7-të të Kategorisë së Tretë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për sezonin futbollistik 2014-2015 dhe në grupin A janë luajtur dy ndeshjet e para, atje ku Spartaku ka pritur Shkëndijën e Tiranës dhe Internacionalin, Flabinën.
Spartaku jo vetëm që e ka dominuar ndeshjen me shkëndijasit, por ka fituar pastër 2-0 e tashmë është në kuotën e pesëmbëdhjetë pikëve pas shtatë javësh duke qenë vetëm tre pikë larg kreut.
Ndërkohë Internacionali nuk ka pasur mëshirë për Flabinën, të cilën e ka mundur thellësisht 5-2. Dhe me këtë fitore Internacionali është ngjitur në kuotën e dhjetë pikëve, kurse kështu gradualisht po i bashkëngjitet skuadrave të kreut.
Ndeshjet e tjera të javës së 7-të, jo vetëm për grupin A, por dhe për grupin B pritet të luhen deri në fund të kësaj jave.
Kategoria e Tretë
Grupi A
Java e 7-të
(13-14 janar 2015)
Të martën:
Spartaku – Shkëndija Tiranë 2-0
Internacional – Flabina 5-2
Të mërkurën:
Bulqiza – Djelmnia
Kevitan – AAS
Eagles – Ada Vepilojë B
Sporting Tiranë – Drini FK
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Kevitan 6 6 0 0 40-2 18
- Bulqiza 6 6 0 0 39-5 18
- Djelmnia 6 5 0 1 29-3 15
- Spartaku 7 5 0 2 28-11 15
- Internacional 6 3 1 2 17-13 10
- Eagles 6 3 1 2 11-11 10
- Ada Velipojë B 6 2 1 3 9-13 7
- Flabina 7 2 1 4 14-21 7
- Shkëndija Tiranë 7 2 0 5 8-24 6
- AAS 6 1 0 5 5-33 3
- Sporting Tiranë 6 0 0 6 7-33 0
- Drini FK 5 0 0 5 0-34 0