AlbanianSport.com 14.01.2015 07:15
ASNN – Sot testi i parë miqësor ndaj Apolonisë në Fier, Devolli në kërkim të plotësimit të ekipit. Koha deri në fillim të pjesës së dytë të kampionatit është e shkurtër dhe duket se Luftëtari do të ndjejë mungesën e disa lojtarëve, kryesisht të sulmuesit, gjithnjë nëse Braho nuk do të kthehet në Gjirokastër.
Ditën e sotme skuadra gjirokastrite do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Apoloninë në Fier dhe sipas Devollit, deri në nisje të pjesës së dytë të sezonit, do të zhvillojë disa teste të tjera përgatitore.
Por ajo që është më kryesorja për Devollin është plotësimi i ekipit me futbollistët jo vetëm në numër, por edhe në cilësi. Luftëtari pretendon ende të ngjitet në Kategorinë Superiore dhe kjo mund të realizohet vetëm duke bërë plotësimet e nevojshme me futbollistë cilësorë.