AlbanianSport.com 13.01.2015 16:25
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, drejtuesit e klubit të Borusias së Mënshengladbahut pomundohen ta zgjatin kontratën me mesfushorin kosovar, Granit Xhaka, edhe duke përfituar nga fakti se ky i fundit ka shprehur gatishmërinë që t’i mbetet besnik skuadrës.
Granit Xhaka ka një kontratë me Borusian e Mënshengladbahut deri në verën e vitit 2016. Dhe prestigjiozja gjermane, “Kicker”, shkruan se kjo i ka shtyrë drejtuesit e klubit që të nisin përpjekjet për të vazhduar bashkëpunimin me mesfushorin kosovar të përfaqësueses zvicerane.
“Granit Xhaka është një djalë i mirë që ka marrë një zhvillim fantastike, – ka deklaruar drejtori sportiv i skuadrës, Maks Eberl. – Ai ka kontratë edhe për një vit e gjysmë, me opsion vazhdimi edhe për një tjetër. Por, pavarësisht kësaj ne po punojmë që të nënshkruajmë kontratë afatgjate.”
Ndërsa nga ana tjetër, duke folur për median gjermane në fjalë, vetë futbollisti Granit Xhaka ka deklaruar: “Kam pasur disa oferta, por asnjëherë nuk ishte qëllimi që të largohem nga skuadra e Borusias. Unë mund ta imagjinoj të ardhmen time në Mënshengladbah.”