AlbanianSport.com 13.01.2015 09:45
Federata e Boksit të Kosovës ka shpallur më të mirët e vitit 2014, ndërsa i ka nderuar ato që ngjiten në ring sipas kategorive përkatëse. Por mbi të gjitha nuk ka harruar të nderojë dhe disa personalitete të këtij sporti, të cilët bëjnë të mundur stërvitjen e këtyre boksierëve, që kështu edhe duke u ngjitur në ring i japin vlera sportit kosovar në arenën ndërkombëtare. Armend Xhoxhaj është shpallur boksieri më i mirë i Kosovës për vitin 2014 në një ceremoni të organizuar nga Federata e Boksit e Kosovës.
Ndër 10 boksierët më të mirë janë edhe Naser Shala (KB Prizreni), Liridon Zeqiri (KB Drita), Violant Sylejmani (KB Drita), Alban Qiriqi (Fushë Kosova), Besart Kurharsku (Sport Center, Gjakovë), Besart Xhafa (Trepça ’89), Diell Vranovci (KB Besa, Pejë), Arton Brahimi (Gollaku, Prishtinë) dhe Nikollë Rraci (Gjakova 137). Janë shpallur më të mirët edhe ndër të rinjtë, paratërinjtë, boksiere të reja dhe “shpresa” të boksit. Të rinjtë më të mirë për vitin e kaluar janë: Ardit Delijaj (Besa Pejë), Edmond Zefi (Peja), Fisnik Muharremi (Trepça ’89), Visar Rexhepi (Drita), Valon Ahmeti (Trepça ’89), Eros Ramadani (Fushë Kosova), Egzon Shajkovci (Prishtina), Bujar Tahiri (Kastrioti), Emanuel Zefi (Peja), Fatmir Idrizaj (Gjakova 137).
Ndër paratërinjtë më të mirët janë Patriot Behrami (Gollaku), Çlirim Zekaj (Sport Center), Malvin Gashi (Prishtina), Flamur Sejfijaj (Peja), Gramos Berisha (Fushë Kosova), Atdhe Delijaj (Besa), Kastriot Rullani (Kosova), Islam Sejfijaj (Peja), Samir Salijeviq (Prishtina), Nuredin Smaqi (Gjakova 137). Tre boksieret më të mira u përzgjodhën Donjeta Sadiku (Gollaku), Albulena Gubetini (Trepça ’89) dhe Dafina Abrashi (Gjakova 137), ndërsa “shpresa” të boksit kosovar cilësohen Shpejtim Rrullani (Kosova) dhe Dionis Mexhuani (Fushë Kosova).
Trajneri më i mirë Shefki Bogujevci, gjyqtari më i mirë Latif Demolli, punëtori sportivë Sylejman Voca dhe klubi më i mirë KB Drita nga Gjilan. Me mirënjohje janë nderuar edhe Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, Memli Krasniqi ish-ministër i Sportit në qeverinë e Hashim Thaçit.