AlbanianSport.com 12.01.2015 13:10
ASNN – Pothuajse një vit më parë, më 13 janar 2014, Kristiano Ronaldo fitoi Topin e Artë (të dytin e karrierës) në Pallatin e Kongreseve në Zyrih. Portugezi mori 27.99% të votave, i ndjekur nga Messi me 24.72% dhe Ribery me 23.39%.
Pra, ishte një garë e barabartë. Por, këtë vit gjërat kanë ndryshuar dhe sot sulmuesi i Realit është superfavorit për ta fituar këtë çmim pa shumë rivalitet, ndonëse midis shumë polemikave për kriteret e dhënies së këtij trofeu.
Të paktën kështu mendojnë kompanitë e basteve, të cilat e kuotojnë portugezin me 1.28, para Manuel Nojer (5.00) dhe Leo Mesi (17.00). Edhe pse portieri Nojer fitoi Botërorin me Gjermaninë, paraqitja e Kristiano Ronaldos në Ligën e Kampioneve (17 gola, rekord i ri) dhe “Këpuca e Artë” e Evropës çuditërisht peshojnë më shumë.