AlbanianSport.com 12.01.2015 10:25
ASNN – Trajneri i futbollit të vogël: “Do të kërkojmë që të bëjmë një paraqitje dinjitoze, Franca kundërshtar me eksperiencë”. Në një prononcim të dhënë për “Gazeta e Sportit”, trajneri i Kombëtares së Futbollit të Sallës, Erind Resuli, shprehet i kënaqur me këto përgatitore që janë bërë në qytetin e Elbasanit. Madje ai edhe beson tek arritja e rezultateve pozitive në Moldavi.
Sipas Resulit e rëndësishme është edhe që të krijohet një skuadër e mirë edhe për të ardhmen, ndaj janë afruar shumë lojtarë të rinj, të cilët janë të perspektivës. “Pothuajse i mbaruam përgatitjet këtu në Elbasan dhe mund të them se kam mbetur i kënaqur nga ajo se çfarë kanë treguar djemtë në këto ditë që jemi grumbulluar”, – ka deklaruar ai. – Them se jemi gati për ta përballuar me sukses grupin ku kemi rënë.”
“Franca është një kundërshtar që ka eksperiencë të madhe në këto evenimente, por edhe ne kemi shanset tona. Tani duam që të kalojmë më tej, gjë që e kërkon çdo skuadër që merr pjesë. Mbi të gjitha ne duam edhe të paraqitemi në mënyrë dinjitoze”, – e mbyll prononcimin e tij trajneri i skuadrës kombëtare të futbollit të sallës, Erind Resuli. Kjo skuadër ka qëndruar prej 7 ditësh në Elbasan dhe nesër nisen drejt Moldavisë.
Futbollistët e grumbulluar në kombëtare
Ramadan Alaj
Arjan Bllumbi
Azem Brahimi
Shyqyri Bylyku
Florjan Gjoni
Blendi Gockaj
Roland Halimi
Erion Hoxha
Endrit Kaca
Mentor Mejzini
Ani Mullai
Armand Nebiu
Klodian Rrapi
Halim Selmanaj
Trajner: Erind Resuli
Kalendari i grupit D
14 janar 2015
Francë – San Marino ora 15:00
Moldavi – Shqipëri ora 17:30
15 janar 2015
Shqipëri – Francë ora 15:00
Moldavi – San Marino ora 17:30
17 janar 2015
San Marino – Shqipëri ora 16:00
Francë – Moldavi ora 18:30