AlbanianSport.com 12.01.2015 09:45
Bylisi duket se nuk ngopet me përforcime në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në dimër. Pasi ka bërë të vetin Liçajn e Flamurtarit, Pepën e Teutës dhe Xhafën e Lushnjës, tashmë është në pritje të dy lojtarëve të tjera.
Emrat nuk janë bërë të ditur, por gjithsesi pritet të jenë prestigjioz dhe që do ta bëjnë skuadrën e Roland Nenajt një pretendent serioz për në Kategorinë Superiore. Aktualisht Bylisi është në vendin e 7-të të grupit të Jugut, teksa ka 14 pikë, që do të thotë 7 pikë më pak se sa Lushnja kryesuese.
E megjithatë Bylisi, që më 7 shkurt në “Adush Muça” të Ballshit do të presë Luftëtarin, me pesë blerje dhe shumë pak largime kërkon të formojë një skuadër ambicioze për t’u rikthyer shpejt në Kategorinë Superiore.