Futbolli i Sallës / Kuqezinjtë, sot drejt Moldavisë për Eliminatoret

Share Button

Minifutboll-Shorti-Euro-2015

AlbanianSport.com 12.01.2015 07:45

Kuqezinjtë e sallës i japin fund përgatitjeve në Elbasan, sot nisja drejt Kishinjevit të Moldavisë. Që prej datës 5 janar të këtij viti, Kombëtarja shqiptare e futbollit të sallës ka nisur grumbullimin në qytetin e Elbasanit për t’u përgatitur për Eliminatoret e Kampionatit Evropian, ndërsa tanët do të luajnë me sistem grumbullimi më 13-18 janar në Kishinjev të Moldavisë.
Kuqezinjtë do të ketë për kundërshtar Moldavinë vendëse, Francën dhe San Marinon. Në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani” djemtë, që stërviten nga Erind Resuli, kanë nisur përgatitjet intensive në mënyrë që të jenë sa më në formë për të përballuar takimet që do të kenë në këtë grup. Ekipi Kombëtar do të qëndrojë deri ditën e sotme në Elbasan dhe nesër do të niset drejt Moldavisë për të nisur aventurën në grupin ku bëjnë pjesë.
Gjithsej janë grumbulluar 14 futbollistë, të cilët luajnë në kampionatin shqiptar, por edhe jashtë vendit. Madje ata pritet të rrisin edhe pak cilësinë në skuadrën e Resulit. Përpos rezultateve pozitive, që do të kërkojnë në Moldavi, kuqezinjtë e futbollit të sallës po krijojnë edhe grupin e lojtarëve për të ardhmen, pasi një pjesë e mirë e tyre janë në moshë të re dhe për më tepër e kanë për herë të parë që janë grumbulluar me ekipin kombëtar.
Skuadra gjatë këtyre ditëve, nga data 5, deri më 12 janar 2015, ka qenë e akomoduar në një nga hotelet më luksoze të qytetit dhe ka mbajtur një regjim pothuajse si në kazermë. Trajneri Resuli ka kryer nga dy seanca në ditë me skuadrën, dy ore paradite dhe dy orë pasdite, të mjaftueshme për të qenë sa më në formë për takimet që do të luajnë në Moldavi.

 

Futbollistët e grumbulluar në kombëtare:

Ramadan Alaj
Arjan Bllumbi
Azem Brahimi
Shyqyri Bylyku
Florjan Gjoni
Blendi Gockaj
Roland Halimi
Erion Hoxha
Endrit Kaca
Mentor Mejzini
Ani Mullai
Armand Nebiu
Klodian Rrapi
Halim Selmanaj

Trajner: Erind Resuli

 

Kalendari i grupit D

 

14 janar 2015
Francë – San Marino ora 15:00
Moldavi – Shqipëri ora 17:30

 

15 janar 2015
Shqipëri – Francë ora 15:00
Moldavi – San Marino ora 17:30

 

17 janar 2015
San Marino – Shqipëri ora 16:00
Francë – Moldavi ora 18:30

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh