AlbanianSport.com 11.01.2015 17:15
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat kosovare në Internet, më 31 janar, Nuri Seferi do të ketë përballjen me Krzysztof Glovacki, në ndeshjen eliminatore për titullin “kampion bote” në versionin WBO në kategorinë “kruizer”.
Dueli i tyre do të zhvillohet në qytetin Torun të Polonisë dhe Seferi, me trajnerin e tij Oktaj Urkal, është duke u përgatitur në Hamburg dhe më 31 janar do të jetë gati për përballjen me Glovackin.
Polaku konsiderohet favorit, por Seferi nuk do të jetë pa gjasa pasi shpesh ka ditur të bëjë befasi për kundërshtarët.