AlbanianSport.com 11.01.2015 11:55
ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës për Nën-21-vjeçarët në hendboll e ka humbur ndeshjen e parë kundër Zvicrës, në kuadër të turneut eliminator të grupit të 5-të në rrugën për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, i cili do të zhvillohet në Brazil gjatë verës.
Nën-21-vjeçarët e Kosovës janë mundur përballë helvetëve, me rezultatin e thellë 21-35. Pjesë e grupit janë edhe Bjellorusia dhe Mali i Zi. Këto dy të fundit llogariten favorite të grupit. Vetëm fituesja e grupit siguron biletën për të marrë pjesë në fazën finale të Botërorit të Nën-21-vjeçarët.
Për Kosovën, që merr pjesë për herë të parë në këto eliminatore, e rëndësishme është se po vlerësohet për organizimin e mirë, ndërsa duket se është duke e kaluar provën e saj.