Gjergj Vyshka 10.01.2015 15:15
Basketbollisti i kombëtares shqiptare kthehet në një personazh për gazetën “La Giornata Tipo”, në shkrimin e titulluar: “Nga Shkodra me “tërbim”: Klaudio Ndoja Gladiator”. “Me gomone ka ardhur goleadori jonë: Tare gol, Tare gol, Igli Tare gol!. Por tani është dhe basketbollisti legjendë”, – shkruan kjo gazetë.
Klaudio Ndoja, basketbollisti i kombëtares shqiptare, që me shumë sukses luan në Serinë A italiane, është kthyer jo vetëm në një legjendë për historinë e tij të mbërritjes në shtetin përtej Adriatikut, por dhe për atë që po bën mirë në parket. Është tek Tenezis Verona dhe gjithçka që bën është një konfirmim për gjendjen e mirë që lojtari ka.
Dhe pikërisht gazeta italiane “La Giornata Tipo” e ka bërë personazh. Një shkrim që ka gjetur dhe vëmendjen e Federatës Shqiptare të Basketbollit publikuar në faqen e saj të facebookut. Sepse legjenda Klaudio Ndoja është i vlefshëm ende për basketbollin kuqezi.