Gjergj Vyshka 09.01.2015 15:25
Elektra Zykaj nuk ka zgjatur më shumë se sa një fazë me Tiranë. Ajo është kthyer përsëri tek kampionet në fuqi të basketbollit për femra Flamurtari.
Ka qenë kërkesa e trajnerit Viron Toska për ta pasur këtë lojtare në skuadër si një garanci për t’iu kundërpërgjigjur Apolonisë, e cila edhe duke fituar Kupën e Shqipërisë, por dhe duke e mundur Flamurtarin direkt në kampionat, është rivale e fortë për titull “kampion”.
Sigurisht që nuk mund t’i hiqet vlerave lojtareve të cilat kanë përballuar pjesën e parë të kampionatit.
Por që me kthimin e Zykajt në skuadër edhe Flamurtari merr një tjetër pamje si një pretendente përsëri për të qenë kampione e padiskutueshme për titull “kampion”.