Gjergj Vyshka 25.09.2014 21:15
Nuk mund të kishte ironi më të madhe me veprimtarinë e parë të Federatës Shqiptare të Volejbollit, teksa bëhet fjalë për Kupën e vendosur nga ajo, me atë që ka ndodhur dje.
Njëra nga gjyqtaret anësore ka qenë me xhinse, si rrallëherë me uniformën e gjyqtarit. Fatos Mujo, një nga gjyqtarët e këtyre finaleve, është justifikuar me faktin se janë gjyqtarë të rinj, të cilët janë në provë dhe vazhdojnë seminarin.
Mirëpo nëse nuk mësohen tani këto gjyqtarë të rinj me uniformën e rregullt të gjyqtarit, kur do të mësohen?!
Sepse është turp për aktivitetin që gjyqtarja anësore të jetë me xhinse…