AlbanianSport.com 08.01.2015 23:15
ASNN – Kombëtarja shqiptare e futbollit vazhdon të mbetet në vendin e 58-të në renditjen më të re të FIFA-s. Pa zhvilluar asnjë ndeshje, skuadra e drejtuar nga trajneri italian, Xhovani De Biazi nuk ka lëvizur asnjë vend në këtë renditje.
Nga skuadrat e tjera të grupit I, ku bënë pjesë edhe Shqipëria, Portugalia nuk e ka ndërruar vendin e shtatë, ashtu sikundër edhe Danimarka që vazhdon të mbetet e 30-ta. Ndërsa Armenia renditet e 79-ta.
Edhe Serbia, e cila ka përparuar me 7 vende muajin e kaluar, dhe tashmë renditet e 38-a, nuk ka pësuar ndryshim. Përsa i përket kreut, udhëheqin Gjermania e para Argjentina e dyta dhe vendi i tretë i përket Kolumbisë.
Më pas vijnë Belgjika, Holanda, Brazili, Portugalia, Franca, Spanja dhe Uruguaji që i plotësojnë 10 vendet e para të këtij muaji të renditjes së përpiluar nga organizmi që qeveris futbollin botëror.
Renditja e FIFA-s
Ja 10 vendet e para:
Nr. Vendi Pikë
- Gjermani 1725
- Argjentinë 1538
- Kolumbi 1450
- Belgjikë 1417
- Holandë 1374
- Brazil 1316
- Portugali 1160
- Francë 1160
- Spanjë 1142
- Uruguaji 1135