AlbanianSport.com 08.01.2015 19:55
ASNN – Ndërkohë që priten të tjerë futbollistë t’i bashkohen Luftëtarit në merkaton e dimrit, janë deklaruar edhe largimet e deritanishme, ndërsa nuk do të ketë të tjerë të ikur nga ekipi. Presidenti Bime deklaroi se çdo lojtar i tanishëm është i vlefshëm për ekipin. “E secili prej jush duhet të përgatitet me mendimin se do të jetë titullar për Luftëtarin”, – ka thënë ai.
“Në fund është trajneri ai që do të vendosë për ata që do të zbresin në formacion”, – ka thënë Bime, ndërsa pas largimit të Aliaj në Memaliaj, si dhe të vlonjatëve Shehaj e Nelaj, duket se edhe Qejvani nuk do të aktivizohet më tek Luftëtari. Sipas tij është kërkuar nga Flamurtari andej nga erdhi i huazuar tek Luftëtari. Pritet që ditën e sotme të vijë në Gjirokastër edhe lushnjari Pepa.
Sipas presidentit Bime, edhe pse nuk është firmosur zyrtarisht kontrata me Brahon, Tahirllari dhe Dostin, duhen konsideruar pjesë e skuadrës gjirokastrite pasi nuk ka arsye të mos gjendet zgjidhja e duhur dhe e kërkuar nga të dyja palët. Ndërkaq, është në provë edhe lojtari i ri, A. Kalemi, i cili ka luajtur më parë me skuadra greke të Kategorisë së Dytë.