AlbanianSport.com 08.01.2015 12:35
ASNN – Bylisi ka vendosur që ta nisë vitin 2015 me një miqësore me Apoloninë e Kategorisë Superiore, ndeshje e cila do të luhet të shtunën e ardhshme.
Në fakt, më 28 dhjetor, Apolonia dhe Bylisi e kanë luajtur një ndeshje mes tyre, të cilën fierakët e kanë fituar 1-0, pas golit të në minutën e 9-të të Mikel Cankës.
Ky i fundit nuk është më pjesë e fierakëve, sikurse nuk janë dhe Xhafa, Erkoçeviç, Karakaçi, Dosti, Mitraj.
Përtej kësaj, Bylis kërkon që me këtë miqësore të parë ndaj fierakëve të provojë të ardhurit nga tregu i lëvizjeve të futbollistëve në dimër.
Mallakastriotët pretendojnë ndërtimin e një skuadre të denjë për të luftuar për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore, atje ku ishin një vit më parë.