Gjergj Vyshka 08.01.2015 11:15
Antonio Marku ka vënë kushte për të qenë pjesë e Dinamos. Të paktën kjo dhe sipas administratorit të bluve, Ismet Saliaj.
Sipas tij, Marku ka kërkuar shtëpi për t’u strehuar dhe sigurimin e ushqimit. “Janë gjëra të realizueshme dhe do të mundohemi t’ia zgjidhim”, – ka pohuar ai.
“Pse jo dhe duke biseduar me drejtorin e Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, Bledar Doçi, të gjejmë mundësinë e strehimit në një nga dhomat e hotelit të ish-kompleksit”, – ka theksuar kreu i bluve kryeqytetas.
“Besoj se janë të realizueshme, ndërsa mendoj se jemi pranë konkretizimit të marrëveshjes me të”, – ka përfunduar administratori i Dinamos, Ismet Saliaj.