Gjergj Vyshka 08.01.2015 08:35
Ka rinisur Kategoria e Tretëe Kampionatit Kombëtar të Futbollit, ndërsa në javën e gjashtë të saj janë luajtur tre ndeshjet e para të grupit A. Ajo që duhet theksuar është fakti se Kevitan e Bulqiza sërisht kanë fiksuar goleada dhe janë treguar të pamëshirshëm për kundërshtarët.
Të dy skuadrat kanë arritur fitoren e 6-të radhazi. Kevitani ka mundur 7-0 Adën e Velipojës B, në sfidën e luajtur në kompleksin sportiv në Kamëz. Formacioni i drejtuar nga trajneri Mark Vataj ishte thjesht i papërmbajtshëm ndaj velipojakëve, që u ndëshkuan që në minutën e 7-të nga Farruku.
Vetëm tre minuta më pas, Hyseni dyfishoi shifrat, ndërsa në të 27-ën realizoi Mehmeti. Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë, Mziu shënoi golin e katërt për Kevitani, që nuk mendonte thjesht për fitoren, por vetëm për goleadë. I njëjti autor e ndëshkoi Adën Velipojën B në minutën e 63-të.
Ndërsa Pjetri dhe Marku në minutat 61 dhe 66 vulosën rezultatin e thellë 7-0. Ndërkohë Bulqiza ka realizuar fitoren më të thellë të javës, që është 13-0 ndaj Akademisë “Albania Ajaks Schools”, kurse Spartaku ka mundur 6-2 Flabinën. Tashmë pritet që deri në fund javës të luhen dhe ndeshjet e mbetura në grupin A, si dhe të gjitha takimet e grupit B.
Kategoria e Tretë
Grupi A
Java e 6-të
(7 janar 2015)
Dje:
Ada Velipojë B – Kevitan 0-7
AAS – Bulqiza 0-13
Flabina – Spartaku 2-6
Sot:
Djelmnia – Internacional
Shkëndija Tiranë – Sporting Tiranë
Drini FK – Eagles
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Kevitan 6 6 0 0 40-2 18
- Bulqiza 6 6 0 0 39-5 18
- Djelmnia 5 4 0 1 26-3 12
- Spartaku 6 4 0 2 26-11 12
- Internacional 4 2 1 1 12-8 7
- Eagles 5 2 1 2 10-11 7
- Ada Velipojë B 6 2 1 3 9-13 7
- Flabina 6 2 1 3 12-16 7
- Shkëndija Tiranë 5 1 0 4 5-21 3
- AAS 6 1 0 5 5-33 3
- Sporting Tiranë 5 0 0 5 6-30 0
- Drini FK 4 0 0 4 0-33 0