AlbanianSport.com 07.01.2015 19:15
ASNN – Lushnja dhe Sopoti, por jo vetëm kaq, por dhe Luftëtari kanë nisur të lëvizin që në ditën e parë të tregut të lëvizjeve të futbollistëve në dimër. Në këto kushte, teksa në ndeshjen e 7 shkurtit në Pogradec për Butrintin do të mungojnë Raboshta dhe Mustafaji, atëherë tifozët e kësaj skuadre kanë shtruar pyetjen: “Ku mendoni se skuadra ka nevojë për përforcime, pra në cilin repart?”.
Duket si një debat i hapur, ndërsa kohë më parë është thënë nga stafi teknik që për shkak të këtyre dy mungesave të rëndësishme në ndeshjen me Pogradecin, atëherë ndërhyrjet për përforcime në sulm janë të domosdoshme. Gjithsesi duhet pritur, ndërsa tifozët janë bërë “xhelozë” për përforcimet e rivalëve dhe kërkojnë lojtarë të rinj për një Butrint në Superiore.