Gjergj Vyshka 07.01.2015 15:55
Kombëtarja e futbollit të sallës, e drejtuar nga Erind Resuli, ka nisur përgatitjet e saj për eliminatoret e Kampionatit Evropian, të cilat do t’i zhvillojë në Kishinjev të Moldavisë, nga data 13, deri më 18 janar.
Shqipëria do të jetë përballë Moldavisë, Francës dhe San Marinos në këtë grup, ndërsa trajneri Resuli ka zgjedhur dhe të besuarit e tij për të përballuar me sukses këto eliminatore, pse jo dhe për të kaluar turin paraeliminator, që nis më 14 janar.
Ja dhe të zgjedhurit e Resulit për kualifikueset e Evropianit: Ramadan Alaj, Arjan Bllumbi, Azem Brahimi, Shyqyri Bylyku, Florian Gjoni, Blendi Gockaj, Roald Halimi, Erjon Hoxha, Endrit Kaca, Ani Mullai, Armand Nebiu, Klodian Rrapi dhe Halim Selmanaj.
Kombëtarja e futbollit të sallës që nga e hëna është duke i bërë përgatitjet e saj deri në nisjen për në Kishinjev të Moldavisë në Elbasan.