AlbanianSport.com 07.01.2015 12:35
ASNN – Në ditën e parë të stërvitjes së Kastriotit, që të hënën është zhvilluar në kompleksin e Olimpikut në Yrshek, ka pasur dyndje futbollistësh.
Të gjithë kanë ardhur për t’u provuar tek krutanët e Alert Alcanit, në një kohë që pas përfundimit të testimeve të tyre do të bëhen të ditura edhe emrat e atyre që do të jenë pjesë e Kastriotit në pjesën e dytë të sezonit.
Alcani ka kërkuar përforcime në kushtet kur skuadra duhet të jetë më rivalizuese, edhe pse ndodhet shumë larg me pikë nga kryesuesit.
Gjithsesi në ditët në vazhdim pritet të ketë emra të rinj tek krutanët.