Gjergj Vyshka 07.01.2015 10:35
Tërbuni, kryesuesja e grupit të Veriut në Kategorinë e Parë. Pas Bekim Erkoçeviçit dhe Abaz Karakaçit, të cilët zyrtarisht firmosin sot kontratën me veriorët, ka ardhur dhe blerja e tretë. Bëhet fjalë për portierin Ibrahim Bejte, i cili deri në fund të dhjetorit ka qenë pjesë e Kukësit.
Në karrierën e tij Bejte për dy sezone ka luajtur me Shkumbinin. Pikërisht në sezonet 2009-2010 dhe 2010-2011 ka qenë pjesë e peqinasve, teksa ka luajtur 46 ndeshje. Më pas do të ishte në sezonin 2011-2012 pjesë e Lushnjës duke luajtur ndeshje. Për dy sezone do të ishte pjesë e Besës, teksa ka luajtur plot 30 ndeshje.
Por ardhja tek Kukësi nuk duket se i ka bërë mirë, ndërsa tashmë tek Tërbuni, së bashku me Gjokoviçin, e forcojnë dhe më shumë portën e skuadrës së trajnerit Elvis Plori. 3 afrime dhe asnjë largim, kurse kështu pukjanët vazhdojnë të jenë një kandidat serioz për të bërë realitet ëndrrën e ngjitjes historike në Superiore.