AlbanianSport.com 06.01.2015 15:20
ASNN – Armando Gega, Klaus Borakaj dhe Julian Prifti nuk do të jenë më pjesë e Bylisit në Kategorinë e Parë.
Kështu kanë vendosur drejtuesit ballshiotë, ndërsa skuadra, nën drejtimin e trajnerit Roland Nenaj, ka nisur dhe stërvitjen e parë të vitit 2015.
Ajo që pritet është federimi i nigerianëve, si dhe rikthimi i të huazuarve nga ekipet e tjera, ku në plan të parë qëndrojnë Basriu e Ruçi, të cilët janë pjesë e Elbasanit.
Bylis do të vazhdojë me përkushtim përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit, duke shpresuar se do të ketë një rikthim të shpejtë në Superiore.