AlbanianSport.com 05.01.2015 12:05
Naftëtari, ashtu sikurse të gjitha skuadrat e Kategorisë së Parë, do të zbresë në fushën e stërvitjes për të nisur përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit.
Kuçovarët, edhe duke pasur parasysh rezultatet e pjesës së parë të sezonit, apo dhe pozicionimin në vendin e fundit në renditje në grupin e Jugut, ato kërkojnë përforcime.
Madje tashmë është shtruar pyetja nga tifozët e Naftëtarit nëse besoni tek drejtuesit dhe nëse do të afrohen lojtarë cilësor për të mirën e skuadrës.
Gjithsesi duhet pritur, ndërsa Naftëtari sot do të jetë në fushën e stërvitjes.