“Ikona” Stivën Xherrard, lamtumirë Liverpulit pas 16 vjetësh

Share Button

Steven-Gerrard-poster

AlbanianSport.com 02.01.2015 14:55

ASNN – Në atë që ishte padyshim lajmi më i bujshëm i këtyre dy ditëve të para të 2015-tës, kapiteni i Liverpulit, Stivën Xherrard, ka konfirmuar se do të largohet në fund të sezonit nga klubi për të cilin ka luajtur 695 ndeshje përgjatë 16 viteve të fundit.

Një nga ikonat e futbollit anglez të dy dhjetëvjeçarëve të fundit, Stivën Xherrard, ka bërë të ditur të se në fund të sezonit do të largohet nga klubi i Liverpulit, ndërsa destinacioni i mundshëm i tij pritet të jetë përtej Atlantikut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kapiteni i klubit të njohur anglez, të mbiquajtur, “Të kuqtë”, e ka cilësuar si më të vështirin e jetës së tij vendimin për të ulur siparin e një karriere 16-vjeçare me klubin anglez, për të cilin ka luajtur 695 ndeshje dhe ka shënuar 180 gola.

Sipas tij, në përfundim të këtij sezoni, atëherë kur i mbaron edhe kontrata aktuale, ai nuk do të luajë kurrë ndaj Liverpulit, çka nënkupton se Xherrard nuk do ta vazhdojë karrierën për ndonjë klub tjetër të Premier Ligës Angleze.

I lindur në një fshat të zonës së Mërsisajdit, Stivën Xherrard iu bashkua akademisë së klubit të Liverpulit që në moshën 9-vjeçare, ndërsa 9 vjet më vonë, në nëntor të 1998-s, ka debutuar me ekipin e parë të “Të kuqve”, në ndeshjen kundër Blekbërn Rovers.

Me Liverpulin, Xherrard ka fituar Ligën e Kampioneve, Kupën UEFA, dy herë Kupën e Anglisë, 3 herë Kupën e Ligës Angleze, një herë Superkupën e Anglisë, dy herë Superkupën e Evropës, si dhe ka luajtur 114 herë me fanellën e përfaqësueses angleze.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Mundje / FSHM, ceremoni të veçantë nderimi për Dudajevin & Abakarovin

Mundje / FSHM, ceremoni të veçantë nderimi për Dudajevin & Abakarovin

AlbanianSport.com 24/02/2024 22:35 ASNN – Federata Shqiptare e Mundjes, edhe duke shfrytëzuar

(Video) Mançester Siti zbarkon në Shqipëri, seminar me trajnerët në Tiranë

(Video) Mançester Siti zbarkon në Shqipëri, seminar me trajnerët në Tiranë

AlbanianSport.com 22/02/2024 16:45 ASNN – Seminari me trajnerët e Mançester Siti, Sekretari Shulku:

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh