Gjergj Vyshka 30.12.2014 10:40
Fundviti është ngjarja për të ndarë trofetë për të mirët e të gjitha disiplinave sportive. Kosova Boksing shpall dhe boksierin më të mirë amator, si dhe kikboksierin më të mirë. Kosova Boksing, si çdo vit, edhe këtë herë ka zgjedhur më të mirët e vitit që është në ikje. Çmini i boksierit më të mirë i ka takuar boksierit shqiptarë me nënshtetësi gjermane, Haxhi “Robin” Krasniqit.
Kosova Boxing thotë se viti 2014 ishte viti më vështirë për të përzgjedhur boksierin vitit, duke ditur se kishte shumë boksierë që u dalluan. Ndër më të mirët u dalluan Nuri Seferi, Edis Tatli dhe Haxhi Krasniqi. Dhe njëri prej tyre do ta fitonte këtë çmim që Kosova Boksing, që nga 2009-ta kur është themeluar, e ndan për më të mirin e vitit në ring.
Kosova Boksing, për herë të tretë, e ka zgjedhur Krasniqin e boksierin më të mirë të vitit. Krasniqi më parë u zgjodh me 2011 dhe 2012 boksieri më i mirë i vitit. Robin Krasniqi këtë vit zhvilloi tri ndeshja, ku në tre duelet doli fitues. Ai ishte brilant në tre ndeshjet e tij. Ndeshjen e parë këtë vit e pati në muajin mars ndaj ganezit Emanuel Danso, të cilin arriti ta fitojë me nokaut në raundin e shtatë.
Me këtë fitore, Krasniqi u kurorëzua me titullin “WBO-International”. Fitoren e dytë e mori në muajin korrik, atje ku mposhti ukrainasin Oleksandr Sherviak me vendim unanim të gjyqtarisë pas 12 raundeve. Me këtë fitore Krasniqi mbrojti titullin “WBO-International” dhe fitoi titullin tjetër “WBA-Kontinental”, që ishte vakant. Dhe pak ditë më parë arriti fitore ndaj polakut Dariuz Sek me vendim unanim të gjyqtarisë pas 12-raundeve duke mbrojtur titujt “WBO-International” dhe “WBA-Kontinental”.