AlbanianSport.com 30.12.2014 09:45
ASNN – Fatjon Karamani është shënuesi më i mirë i Tepelenës për fazën e parë të kampionatit në Kategorinë e Dytë, grupi i Jugut. Lojtari në fjalë, të paktën edhe sipas faqes në “Facebook” të skuadrës tepelenase ka shënuar 6 gola.
Dhe, në listën e golashënuesve të skuadrës së trajnerit Ilir Selimi, pas beratasit renditet Rustemi me 5 gola. Më tej akoma me tre gola Mirani, kurse me nga dy gola secili janë Beluli dhe Xhafa. Dhe vetëm me nga një gol Sulaj dhe Cana.
Tepelena pretendon që të jetë në Kategorinë e Parë, por barazimi i fundit në derbin me Delvinën duket se i ka larguar nga pretendimet. Megjithatë është dhe faza e dytë, e cila mund të përmbushë objektivat për skuadrën e Ilir Selimit.