AlbanianSport.com 29.12.2014 17:05
ASNN – Kosta Aliaj duket se është përforcimi i parë i Memaliajt në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në dimër. Lojtari, që më parë ka luajtur me Tepelenën, ka luajtur dhe me Bilisht Sportin, atje ku në fazën e parë të sezonit futbollistik 2013-2014 jo vetëm që nuk gjeti hapësira, por dhe ka qëndruar më shumë në stol.
Është kthyer gjatë tregut të lëvizjeve të futbollistëve në verë tek Luftëtari i Bledar Devollit, por dhe këtu nuk ka gjetur hapësirat e duhura të aktivizimit. Ndaj dhe tashmë ka vendosur që të jetë përsëri në grupin e Jugut të Kategorisë së Dytë, teksa do të luajë me Memaliajn.
Memaljotët e kanë përfunduar fazën e parë të Kategorisë së Dytë në vendin e 6-të me 18 pikë, ndërsa janë nëntë pikë larg vendit të parë, të cilin e mban Gramshi. Megjithatë për një ekip ndryshe, drejtuesit e Memaliajt kanë hyrë në merkato, atje ku Kosta Aliaj është përforcimi i parë i skuadrës në dimër.