Gjergj Vyshka 28.12.2014 13:25
Ndodh dhe kështu: Tomori është duke kërkuar përforcime nëpërmjet rrjetit social “Facebook”.
Pikërisht në faqen e “Facebookut”, FK Tomori, është lajmëruar se çdo futbollist, i cili kërkon që të luajë me skuadrën beratase në pjesën e dytë të kampionatit, do t’i nënshtrohet provës disaditore nga drejtuesit e skuadrës.
Dhe beratasit i kanë kërkuar këtyre lojtarëve potencialë që të kontaktojnë me drejtuesit në “inbox”-in e faqes.
Duhet pritur se sa do të vlejë kjo lloj merkato e lojtarëve të Tomorit, por e vërteta është se ashtu sikurse të gjitha skuadrat e Kategorisë së Parë në grupin e Jugut, edhe beratasit janë duke kërkuar përforcime.
Për të mos ngelur në bishtin e renditjes.