Gjergj Vyshka 28.12.2014 09:45
Tirana e Flamurtari për rekorde, KS Ali Demi mban ritmin. Kampionët në fuqi nuk tolerojnë ndaj “Black Sheep”, “derdhin” dhjetë gola. Bardheblutë e Artur Angonit kanë “dërrmuar” Universitetin Epoka, 13-4.
Tirana e Flamurtari në futbollin e sallës, jo vetëm që kanë sfiduar të ftohtin e acartë të sallës kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, por janë skuadra për rekorde. 13-4 kanë fituar bardheblutë ndaj Universitetit Epoka.
Ndërsa Flamurtari, si kampione në fuqi e futbollit të sallës, “ka derdhur” plot 10 gola në portën e “Black Sheep”. Ndërkohë KS Ali Demi, edhe duke fituar dje ndaj Vllaznisë, ka mbajtur ritmin e kryesueseve të kampionatit.
Java e tretë kompletohet sot me ndeshjen Edro Vlora-Teuta, kurse kampionati ndërpritet deri më 25 janar për t’i ardhur në ndihmë Kombëtares, e cila do të përgatitet për Eliminatoret e Kampionatit Evropian.
Këto Eliminatore do të mbahen nga data 13, deri më 18 janar në Kishinjev të Moldavisë. Për këtë arsye, në ditët e para të janarit, kohë në të cilën do të nisë dhe grumbullimi, trajneri i kuqezinjve Erind Resuli pritet të shpallë dhe listën e të besuarve të tij.
Deri më tani në tre javë kampionati, pavarësisht diferencave mes skuadrave, skuadra kanë paraqitur nivel.
Kampionati i 12-të Kombëtar
i Futbollit të Sallës
Java e 3-të
(27-28 dhjetor 2014)
Vllaznia – KS Ali Demi 5-7
“Black Sheep” – Flamurtari 1-10
Tirana – Universiteti Epoka 13-4
Edro Vlora – Teuta (sot, ora 17:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Tirana 3 2 1 0 26-11 7
- KS Ali Demi 3 2 1 0 16-10 7
- Flamurtari 2 2 0 0 17-4 6
- Edro Vlora 2 1 0 1 4-7 3
- Teuta 2 1 0 1 9-13 3
- “Black Sheep” 3 1 0 2 15-24 3
- Vllaznia 2 0 0 2 7-10 0
- Universiteti Epoka 3 0 0 3 15-30 0