AbanianSport.net 27.12.2014 22:35
ASNN – Bylisi i Roland Nenajt vijon përgatitjet e saj të këtij viti, ndërsa sipas faqes në “Facebook”, FK Bylis, do t’i vazhdojë ato deri të dielën më 28 dhjetor. Madje skuadra do të pushojë vetëm një javë dhe më pas, më 5 janar 2015, do të nisë përgatitjet serioze për pjesën e dytë të sezonit.
Dje ballshiotët kanë luajtur një ndeshje miqësore me të rinjtë e Flamurtarit, ndërsa kanë fituar 3-0. Golat për ballshiotët i kanë shënuar Ardit Hoxhaj, Ajuba dhe Erald Kolgega. Ndërkohë që miqësorja e radhës do të jetë të dielën me Apoloninë e Kategorisë Superiore e që pas asaj ndeshje lojtarët do të jenë pushim.
Më 5 janar 2015, kohë në të cilën do të nisin dhe përgatitjet, pritet që ballshiotët të zyrtarizojnë dhe blerjet e para, ndërsa kërkojnë që të ngjiten përsëri në Kategorinë Superiore, atje ku ishin një vit më parë.