AbanianSport.net 27.12.2014 18:55
ASNN – Trajneri i Tiranës, Gugash Magani ka analizuar punën e skuadrës së tij për vitin 2014. Për të gjysma e parë e vitit ka qenë një luftë për mbijetesë për skuadrën bardheblu, ndërsa për gjysmën tjetër ai shprehet se ka mbetur i kënaqur nga Tirana. Për vitin 2015 do të ketë largime dhe afrime te reja në skuadër.
Skuadra e futbollit të Tiranës u ka dhënë fund përgatitjeve për vitin 2014. Të shtunën, nën drejtimin e trajnerit Gugash Magani, futbollistët kanë kryer një ndeshje kontrolli. Viti 2014 për trajnerin Magani ka qenë një fillim jo i mirë pasi luanin për mbijetesë në kampionat.
Ndërsa për fazën e parë të kampionatit tjetër, ai ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e skuadrës. Tek Tirana do të largohen dy lojtarë dhe do të afrohet një për pjesën në vazhdim të kampionatit. Futbollistët e Tiranës do të jenë pushim deri në 5 janar 2015 për të nisur më pas përgatitjet për fazat e mbetura të kampionatit.