Xhudo / Majlinda Kelmendi bën bilancin: 2014-ta, vit shumë i mirë

Share Button

Xhudo-Majlinda-Kelmendi-fitore-Abu-Dhabi

AlbanianSport.com 26.12.2014 16:10

ASNN – Majlinda Kelmendi, kampionia e Botës në xhudo, ka thënë për mediat kosovare se vitit 2014 do të mbetet gjithmonë në mendjen e saj. Majlinda Kelmendi, krenaria e sportit kosovar, në vitin që po e lamë pas, ka shkëlqyer duke fituar titullin e kampiones së Evropës për të rritura, si dhe duke fituar titullin e kampiones së botës për të dytën herë. Suksesi i Majlinda Kelmendit në tapetet e nxehta evropiane e botërore ka bërë që gjithë shqiptarët të ndjen krenar me xhudisten pejanë, e cila në mënyrën më të mirë të mundshme ka përfaqësuar shtetin kosovar në rrafshin ndërkombëtare.

Majlinda, në një intervistë për “KosovaPress”, ka thënë se viti 2014 është viti më i suksesshëm në karrierën e saj. Ajo thotë se ndjehet e lumtur më të arriturat në vitin që është në ikje. “Viti 2014 ka qenë viti më i suksesshëm në karrierën time, – ka deklaruar ajo për agjencinë në fjalë. – Për herë të parë jam bërë kampione e Evropës për të rritura, por jam bërë kampione e botës për të dytën herë në Rusi. Mirëpo, përveç këtyre dy kampionateve, edhe në garat tjera ku kam marrë pjesë, që kanë qenë kualifikuese për Lojërat Olimpike, kam marrë medalje të artë në çdo garë.”

“Ajo që është shumë vështirë, sidomos në sportin tonë, e sidomos në këto kategoritë e ulëta, sepse janë diku 20 garuese, ku secila mund të mposhtë secilën, – ka vijuar Majlinda. – Mirëpo në përgjithësi këtë vit e kam dominuar kategorinë time, sepse përveç që jam “kampione” e Evropës dhe botës, jam edhe e para në renditjen botërore, përsa i përket pikëve. Kështu që ka qenë një vit jashtëzakonisht i suksesshëm.” Ajo ka shtuar se qysh fëmijë e ka ëndërruar një ditë të jetë numër një. Majlinda thotë se me përkushtim, vullnet të madh, mund të arrihen suksesi.

Xhudistja pejanë thotë se qysh kur ka qenë 15-16 vjeç ka dëshmuar se mund të arrijë në nivele të mëdha evropiane e botërore. Ajo që thotë se nuk ka ndjenjë më të mirë se të arrish titullin e “kampiones” së botës, kur vjen nga një shtet i ri, shtet me shumë probleme, e me varfëri të madhe. “Është ndjenjë jashtëzakonisht e mirë, – pohon ajo. – Dihet se shtetet si Franca, Japonia, Rusia janë shtete që investojnë shumë në sport. e kur t’i vjen prej një shteti të vogël, prej një shteti të ri siç është Kosova, e që ka shumë probleme, atëherë duket si e pamundur.”

“Ka shumë njerëz që ndoshta nuk kanë shtëpi e që s’kanë bukë për të ngrënë, e nuk kanë kushte të shkojnë në shkollë, – thotë pejania. – Dhe të arrish që nga ky vend të bëhesh kampione e botës është një ndenje e jashtëzakonshme. Përveç që gëzohem për medalje, gëzimi im është i dyfishtë, sepse suksesit tim i gëzohen gjithë shqiptarët dhe motivohen gjithë fëmijët.” Kampionia e botës ka folur edhe për objektivat e ardhshme. Medalja në Lojërat Olimpike “Rio 2016” është synimi kryesor i Majlindës. Ajo është e bindur se me punë mund të arrihet ky objektiv në Rio de Zhaneiro, vend ky ku Majlinda u shpall kampiones e botës në 2013-tën.

“Sigurisht se synimi im kryesor janë Lojërat Olimpike, por deri atëherë ka edhe shumë kohë, por jo shumë ama. Është diku edhe një it e gjysmë dhe do të vazhdojë të punojë e shpresoj se do të jem në një formë të tillë. Caku për vitin 2015 është Lojërat Olimpike në Baku që mbahen për herë të parë. Shpresoj se do të marrë medalje, jam favorit absolut, por cila do nga medaljet do të jetë e mirëseardhur përderisa kufiri kryesor janë Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Rio ka qenë vend me fat për mua, kur në vitin 2013 jam bërë kampione e botës. Kështu që shpresoj se do të jetë i njëjti edhe në vitin 2016”, – ka përfunduar Majlinda Kelmendi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Grupi ynë i Ligës së Kombeve, i hapur

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Grupi ynë i Ligës së Kombeve, i hapur

AlbanianSport.com 15/11/2024 18:25 ASNN – Trajneri Silvinjo dhe qendërmbrojtësi Arlind Ajeti dolën

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

AlbanianSport.com 14/11/2024 22:10 ASNN – Trajneri i Kosovës, Franko Foda dhe mesfushori Elvis

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh