Gjergj Vyshka 26.12.2014 14:20
Studenti i Ylli Tomorit ka kohë që ka nisur provat për lojtarët e huaj. Madje para dy javësh, përpara se kombëtarja e kuqezinjve të bënte seleksionimin e saj të dytë me lojtarët e kombëtares, Tomori pat pranuar se ka pasur në provë tre lojtarë bullgarë.
“Duke e ditur që tregu bullgar është shumë i lirë, por dhe shumë cilësor për nivelin e volejbollit të meshkujve që ato kanë, atëherë menduam që t’i shohim këto lojtar. Por ende nuk kemi vendosur”, – ka thënë Tomori.
Ndërkohë që ditë më parë, edhe duke i parë kampionatin e kaluar tek Vllaznia, kryesuesit e kampionatit dhe kampionët në fuqi kanë provuar dhe malazezin Boskoviç. Gjithsesi asnjë nuk është bërë zyrtar deri më tani.
Por ajo që duhet theksuar është fakti se Studenti po tenton që pjesën e dytë të kampionatit, kuptohet për të bërë të veten Superkupën e Shqipërisë, Kupën e Shqipërisë dhe më pas dhe titullin “kampion”, të përforcohet me lojtarë të huaj, gjë që duket se do ta bëjnë dhe rivalët e saj.
Të paktën sipas burimeve të mirinformuara.