Gjergj Vyshka 26.12.2014 10:40
Federata Shqiptare e Taekondosë World, të paktën edhe sipas informacionit që ka shpërndarë sekretari i përgjithshëm, Arben Markaj, që nga dita e sotme e deri të hënën do të zhvillojë një stërvitje të përbashkët mes tre përfaqësueseve.
Bëhet fjalë për Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi, ndërsa gjithçka titullohet “Sparing Challenge”. Dhe në këtë veprimtari, gjithnjë sipas informacionit të Markajt, është kërkuar shkëmbimi i eksperiencave mes sportistëve tanë dhe këtyre përfaqësueseve.
Ndaj dhe do të zhvillohet në palestrën e klubit sportiv “Top Gym” në kryeqytet.