Tërbuni / Merkato e huaj për pukjanët, Plori, në Belgjikë për sulmues

Share Button

Mamurrasi-Terbuni-0-1-gol-Greca

Gjergj Vyshka 25.12.2014 15:15

Tërbuni nuk duket se ka të ngopur me lojtarët që ka në dispozicion, të cilët e kanë çuar këtë skuadër në vendin e parë në renditje, ndërsa në 12 javë kampionati ka grumbulluar 32 pikë. Madje ëndrra është aq e bukur sa për herë të parë në historinë e futbollit pukjan sot thuhet me plot gojë se janë për në Kategorinë Superiore. Mirëpo për një skuadër solide jo vetëm në pjesën e dytë të sezonit, teksa Tërbuni është në rivalitet të plotë me Mamurrasin dhe Besëlidhjen, atëherë, të paktën edhe sipas faqes në “Facebook”, KF Tërbuni, presidenca dhe trajnerët kanë udhëtuar drejt Italisë.
Ideja e vajtjes në shtetin përtej Adriatikut është bisedimi me disa lojtarë, kuptohet në Kategorinë e Dytë dhe të Tretë, sepse vetëm kështu mund të gjendet ndonjë afrim cilësor, i cili mund t’i shërbejë skuadrës pukjane për qëllimet që ajo ka. Bëhet fjalë për të mos e diskutuar kryesimin në Grupin e Veriut, si dhe për të bërë realitet ëndrrën për në Kategori Superiore. Mirëpo dje në mbrëmje, trajneri i Tërbunit, Elvis Plori, ka udhëtuar drejt Belgjikës. Atje ku sipas tij do të kontaktojë me një sulmues nga Kameruni, i cili ka dhe një ndeshje me kombëtaren e tij.
Ndoshta ky dhe do të jetë afrimi më i mirë i Tërbunit në tregun e lëvizjeve të futbollistëve në dimër. Dhe është fjala për Rafael Alain Kooh Sonha, i datëlindjes 22 prill 1990. Qendërsulmuesi, i cili ka për menaxher Marko Kirdemir, aktualisht është pjesë e skuadrës malteze FC Valeta, ndërsa kontrata e tij përfundon më 30 qershor 2015. Në këtë skuadër ai ka kaluar nga Pieta Hotspërs FC po në Maltë, ndërsa pati mbërritur në sezonin 2012-2013 nga kamerunasit e M. Burguibas. Tashmë Plori kërkon ta bind, ndërsa sulmuesi ka të ngjarë që të bëhet pjesë e Tërbunit, e cila tashmë po kërkon përforcime të huaja.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

Mbyllet java e 23-të, AF Elbasani vuan për të përmbysur Luzin

AlbanianSport.com 03/03/2024 20:40 ASNN – Është mbyllur java e 23-të e Kategorisë së parë dhe Elbasani

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

(Video) Luhet java e 23-të, Bylisi bën detyrën, Burreli shtang Flamurtarin

AlbanianSport.com 03/03/2024 15:35 ASNN – Bylisi dhe Vora bëjnë detyrën, Apolonia mund Kastriotin

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

Përcaktohet kalendari i fazës së 3-të, ja datat & formula e “play-off”-it

AlbanianSport.com 27/02/2024 18:20 ASNN – Pas përfundimit të dy fazave të para të Kategorisë së Parë,

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

(Video) Bylis-AF Elbasani 0-0 ul siparin e javës së 22-të dhe fazës së dytë

AlbanianSport.com 26/02/2024 15:25 ASNN – Kategoria e Parë mbyll fazën e dytë. Me takimin Bylis

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh