Gjergj Vyshka 25.12.2014 10:40
Volejbolli shqiptar ka luajtur ndeshjet e javës së 12-të të Kampionatit Kombëtar të Meshkujve, ndërsa ka dhe dy javë për të përfunduar fazën e dytë. Ajo që bie në sy fitorja bindëse e Studentit në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, 3-1 ndaj Vllaznisë vendëse. Djemtë e trajnerit Ylli Tomorit, me përjashtim të setit të dytë, në tre të tjerët kanë dominuar totalisht.
Kanë fituar të parin 25-18, por në të dytin Vllaznia e Artan Kalasë është përgjigjur dhe ka fituar 25-22. Më pas nuk ka më tolerime, ndërsa kampionët në fuqi të volejbollit shqiptar kanë fituar dhe dy setet e tjera, 25-19 dhe 25-16 dhe në fund 3-1 për Studentin, që kështu thellon diferencën me ndjekësit më të afërt. Ndërkohë Tirana ka hequr keq në Korçë përballë Skënderbeut vendës, edhe pse setin e parë e ka fituar me lehtës 25-15.
Korçarët kanë kthyer në setin e dytë, teksa kanë fituar 25-20. Por sërisht Tirana është shkundur dhe ka fituar të tretin 25-18. I katërti është një luftë nervash, bardheblutë për ta mbyllur sa më shpejt ndeshjen dhe korçaret për ta çuar takimin në set final. Në pikët shtesë ka fituar Skënderbeu 26-24. Kurse në fund Tirana s’ka tolerime, fiton 15-2 dhe krejt ndeshjen 3-2.
Teuta në Durrës e ka mbyllur ndeshjen shpejt me Elbasanin, sikur të ishte një seancë stërvitore, ndërsa Farka Volej ishte pushim këtë javë.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 12-të
(24 dhjetor 2014)
Vllaznia – Studenti 1-3
Skënderbeu – Tirana 2-3
Teuta – Elbasani 3-0
Farka Volej pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Studenti 11 10 1 31-9 30
- Tirana 10 8 2 25-14 22
- Teuta 11 7 4 24-17 22
- Vllaznia 10 6 4 22-13 18
- Farka Volej 9 4 5 15-17 11
- Skënderbeu 10 0 10 9-30 3
- Elbasani 11 1 10 6-32 2