AlbanianSport.com 24.12.2014 14:45
ASNN – Alban Hoxha është zgjedhur “Lojtari i Vitit 2014”. Portieri i Partizanit, që vendosi një rekord të ri në futbollin shqiptar ka marrë trofeun në mbrëmjen e fundvitit të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Hoxha ishte protagonist në pjesën e parë të sezonit të Kategorisë Superiore, duke mbajtur portën e tij të paprekur për 1084 minuta, një rekord i ri pas atij të vendosur më shumë se 30 vite më parë nga portieri i Elbasanit, Bujar Gogunja.
Në mbrëmjen e familjes së futbollit në vend, Federata nderoi me një çmim special edhe kombëtaren “Shpresa” të vitit 1984, e cila regjistroi suksesin historik duke u renditur mes tetë skuadrave më të mira të Evropës.