AlbanianSport.com 24.12.2014 08:45
ASNN – Himara nuk arriti t’i bënte një mbyllje të mirë pjesës së parë të sezonit. Bregdetarët kanë pësuar humbjen e parë në shtëpi, e cila këtë të dielë ka ardhur nga Delvina.
Sipas liderit të skuadrës himarjote, vlonjatit Anxhelo Meta, humbja ka ardhur për shkak të nënvlerësimit që i është bërë kundërshtarit. “Që do të thotë se nuk kemi qëndruar me këmbë në tokë”, – ka thënë ai.
“Ndaj Delvinës kemi pësuar humbjen e parë në shtëpi, ku ne si ekip na duhej ta fitonim këtë ndeshje të fundit, kjo sa i përket fazës së parë të kampionatit”, – ka vijuar futbollisti i bregdetarëve.
“Sepse me një fitore ndaj delvinjotëve do të ishim më afër Gramshit kryesues dhe madje do t’i bënim një mbyllje të suksesshme fazës së parë. Megjithatë mendoj se skuadra ka bërë mjaft mirë në të gjitha këto takime të fazës së parë”, – ka përfunduar deklaratën e tij mbrojtësi vlonjat i Himarës, Anxhelo Meta.